Maqedoni

Përmbytjet në Shkup, KFOR-i në ndihmë të ushtrisë së Maqedonisë

12.08.2016 16:58

Ushtria është mobilizuar për të ndihmuar në zonat e përmbytura thonë nga ARM të cilët sot ndihmonin në fshatin Stajkovc...

Në funksion është qendra operative taktike e ARM-së, e cila koordinon të gjitha aktivitetet për angazhimin e mjeteve të nevojshme dhe personelit në sanimin e pasojave nga përmbytjet. 
 
Përpos ndihmës së ushtrisë e policisë së maqedonisë, në zonat e përmbytura  është edhe konvoji i KFORIT me 3 makina inxhinierike e 20 ushtar të cilët po angazhohen në terren aty ku është më se e nevojshme.
 
“Këtu kemi 20 ushtarë, kemi 5 kamionë, 3 makineri inxhinerike dhe eskavatorë. Gjithashtu nuk mungojnë ekipet mjeksore si dhe ushtria dhe policia që janë në mbështetjen tonë në misionin tonë.. detyra jonë prioritare është të pastrojmë rrugët kryesore, ne po munodhemi të japim më të mirën tonë”, tha Steven Veiba, kapitan i KFORIT.
 
“Gjithmonë përfaqesuesit e ARM-së janë në teren dhe aty ku kemi thirje, aty ku më së shumti ka nevojë, ne dërgojmë përfaqësusit tanë”, tha një përfaqësues i ARM-së.
 
“Duhet kjo rrugë të pastrohet, kemi baltë shumë, kemi traktor, kamion, por s’kemi mjete  thithëse  te heq mbeturinat, baltën. Na premtuan dje, sot, presim… nuk kemi cfarë të bëjmë, punëtor ka, ja po u sjell ushqim, për ne s’ka më ushqim, ndaluan me ndihmat e ushqimit”…
 
“Dy viktima, motra dhe nëna e burrit u mbytën në vëeshimet. U prish shtëpia dhe I mori uji, njëra u gjet në Stajkovc, tjetra 500 metra më larg”, thanë banorët e anketuar.
 
Ka filluar sot ndërkohë edhe pastrimi në fshatin straqincë dhe banorët e atjeshëm thonë se kanë nevojë përvullnetarë që do ti ndihmojnë të pastrojnë shtëpitë dhe rrugët e shkatërruara.
 
BELINDA KOKA ADEMI