Maqedoni

Përmbytjet në Hasanbeg, të zhvendosurit shpresojnë të kthehen shpejt

12.08.2016 17:13

Familjet që mbetën në rrugë pas vërshimeve, janë strehuar nëpër hotele apo konviktet e studentëve...

Në hotelin Mega në Cair që natën e parë u vendosën 60 persona, 40 prej të cilëve ndodhen atje  edhe aktualisht.
 
Ushqimin ua siguron vetë hoteli 3 herë në ditë, dhe ndihmat e tjera të nevojshme u janë siguruar nga organizata humanitare NUN. Por ata i bren meraku për shtëpitë e lëna nën baltë.
 
“Ka 4 ditë që jem këtu, si po kaloni këtu? Mire bre po ….pa shpi kët zoti e ka lan me ardhë këtu e me jetu ,e ne jemi 10 anëtarë.Tinjak ka shum e kemi lane njiher nuk hihet njiher,deri të nreqt koha”, tha Abdullah Bajrami, banor i Hasanbegut.
 
“Këtu na bin me hanger me pi, edhe pse nuk jemi këtu tre here në ditë marrim ushqim,të na ndihmojmë të regullojmë shtëpinë jemi me fëmijë të vegjë kam dy fëmijë një tre vjeq dhe tjetëri 3 muaj,kërkoj ndihmë prej qeverisë të na ndihmoj tja dalim disi”, tha një banor i Hasanbegut.
 
Ata dëshirojnë të kthehen sa më parë në shtëpi dhe cdo ditë ata që munden, shkojnë të pastrojnë në Hasanbeg. Ankohen se pastrimi I shtëpive po hecën ngadalë .
 
“Shtëpine e kan gjujt”, tha Omar-3 vjeq.
 
“Ka shum ujë,shpia plot ujë lloq  tani jemi edhe tu pastru,Qohmi në mëngjes në 7 -9 kthehemi kur ti kryejm atje obligimet tu pastru shpijen”, tha banor i Hasanbegut.
 
“Momentalisht nuk kemi tu hyjmë,edhe poçin është mbush me ujë,shkatërrim I madhë është… sado që të jemi këtu mir shtëpit tona kan mbetur të shkatërruara, le të ndërmer Qeveria diça, le të na ndihmon disi, andej kah Stajkovca kan shku me bagera me krejt kah ne ka mbetur si osht, s’ka ndërmar asgjë”, tha banor i Hasanbegut.
 
Ata shpresojnë se do të kthehen shpejt në shtëpitë  e tyre ku nuk u ka mbetur më asgjë nga e kaluara.
 
GYLTENE SINANI