Maqedoni
Ndihmat humanitare, vazhdojnë akuzat për keqpërdorime
12.08.2016 18:16
Vazhdon shpërndarja e ndihmave humanitare në rajonet e përmbytura Janë gjithsej 5 qendra në Hasanbeg...

Vazhdon shpërndarja e ndihmave humanitare në rajonet e përmbytura Janë gjithsej 5 qendra në Hasanbeg, në të cilën banorët mblidhen për të marrë ujë, bukë dhe mjete tjera me të cilat përmbushin nevojat elementare.
Shkolla 25 maji është njëra ndër vendet më të frekuentuara nga banorët e kësaj ane, por qytetarët shprehen me ndihmat e donuara bëhën keqpërdorime.
“Ka keqpërdorime por nuk do të thotë se në tanë fshatin është ashtu, ka keqpërdorime ku dikund shperndahen ndihmat me rregull e dikund jo, këtu në pikën qëndrore ka, por jo në të gjithë fshatin. Bonen por jo në të gjith fshatin”…
“Dikush merr ma pak, dikush ma shumë. Kush të muje vjen e merr ma shumë. Nuk ka rregull, ska kontrolla nëpër punkte secili kshyr te shpija e vet me marre. Dikuj sja nin për qetër kah vec per veti”, shprehen qytetaret.
Organizata të ndryshme Humanitare apelojnë qytetarët të nuk kanë nëvojë për ndihma mos kepërdorin situatën por t’iu lënë vend atyre të cilët me të vërtët kanë nevojë.
OH, në terren thonë se shkak i keqpërdorimeve që behen kanë filluar që donacionet dhe ndihmat e ofruara ti shpërndajnë nëpër shtëpi nga dy herë në ditë.
“Bohet dy herë shpërndarja Brenda ditës, një herë në mëngjes , pastaj bohet në ora 3,4. E shkarkojmë këtu dhe me vetura e dërgojmë shtëpi më shtëpi dhe sipas nevojave të qytetarëve. Kemi pasur raste që njerëzit nuk kanë pasur nevojë por jemi popull që për fat të keq po e keqpërdorim situatën, prandaj bëj apel kush nuk ka nevoje dhe vjen merr, le tu lej rend atyre që me të vërtet kanë nevojë”, shprehet përfaqësues i OH “NUN”.
Banorët e Hasanbegut apelojnë edhe në rrjetet sociale, të gjithë donatorët që ndihmat të mos dorëzohen në shkollën 25 maji.
Duke u shprehur se persona të caktuar bëjnë keqpërdorime të ndihmave duke I shitur të njejtat me cmime të volitëshme.
FARIJE DAUTI-BAKIU
