Maqedoni
Ende asnjë gjurmë nga Elifi: Familjarët kërkojnë më shumë ndihmë nga ARM
12.08.2016 18:27
Një javë pas përmbytjeve ende nuk është gjetur foshnja 15 muajshe Elif Fejzullahu...

Qytetarët ju bashkangjitën thirjes së familjes dhe dolën të kërkojnë në baltën që ka mbuluar fushën në Kamenik ku dyshohet se mund të gjendte trupi i vogëlushes.
Të gjithë këkruan aty ku u gjet gjallë nëna e vogëlushes, e ku për fat të keq humbi jetën babai i saj.
“Kur kam ardhur unë tu majtë për duvari teknena e kam gjetë atë grun atij edhe kishte hi mbrenda nuk mundem të flas. Shumë keq u kanë. Ekam shti mrena qaty ka nejtë gjysëm ore ja jap telefonin me fol me prindërit e vetë nuk dine thotë nuk jame ne mend hiq. Edhe një i kosovës edhe ai thotë nuk e di babën ku e kamë ishalla është i gjallë qka me I thanë nuk disha qka me ë thanë. Kjo gruja më thotë e kam humbë burin me gjithe fmijen ishalla janë shnosh e mirë. Më vonë e kam mar atë grujen për krahi e kam qu te vllavi ja kanë ndru rrobat ja kane dhanë nja dy hapa analgin për mu nxe mu qetësu me jargane e kane mlu edhe qaty ka nejtë deri në mëngjes”, shprehet qytetari.
“Shumë pak ushtria ka ardh a shume ma shume ka nevojë me dal ndërsa qytetaret mirë faleminderit prej tyre. Aty u kanë ai Furkani ka dashtë te ja japë vajzën shoferit të kamionit kemi bisedu me shoferin kur ka dal të ja japë vajzën edhe dallga e ka pramtu kamionin me krejtë. Furkanin e kemi gjet tek magacini aty poshtë ndërdsa nana është gjetë këtu tek shtëpia siq po e shihni. Apeloj ushtria qytetarët kush ka mundësi që të vinë ta kërkojmë foshnjen që ta dërgojmë tek babai I vet afer tek varezat dhe familjes së vet”, shprehet dëshmitari.
Familjarët kërkojnë që tu bashkangjiten më shumë ekipe të specializuara nga ARM pasi ata pak ushtarë me dy qen që erdhën sot, nuk janë të mjaftueshme. Kërkimet do të vazhdojnë edhe në vijim.
REJHANE BUSHI-METAJ
