Maqedoni

OSBE: 20 mijë euro donacion për zonat e përmbytura

12.08.2016 19:27

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Laberto Zanier miratoi 20.000 euro donacion nga fondi humanitar i Organizatës...

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Laberto Zanier miratoi 20.000 euro donacion nga fondi humanitar i Organizatës për ndihmë të shpejtë të rajoneve më të prekura nga vërshimet.

Ndihma, vegla dhe materiale të nevojshme, do të dorëzohen përmes Misionit të OSBE-së në Shkup.

Misioni ka ndarë gjeneratorë për energji elektrike dhe drita dore dhe organizon ekipe pune të vullnetarëve nga personeli i tij për të ndihmuar në largimin e mbetjeve dhe baltës.

1500 euro janë dhuruar edhe nga Blosom Fond” i vullnetarëve të Misionit të OSBE-së në Shkup.