LIGA E KAMPIONEVE

Formacionet e mundshme, Dortmund- Real M.

08.04.2014 15:37

Djemtë e Jurgen Klop u mposhtën 3:0 nga Real Madrid në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu”, ndërsa sot do të tentojnë të shkruajnë sërish historinë………

Nëse për Çelzin duket e vështirë të përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë çerekfinale ndaj Paris Sen Zhermenit, për Borusia Dortmundin është pothuajse e pamundur.

Djemtë e Jurgen Klop u mposhtën 3:0 nga Real Madrid në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu”,  ndërsa sot do të tentojnë të shkruajnë sërish historinë.

Gjermanët do të kenë të gatshëm edhe sulmuesin Robert Levandovskin, njeriu që i shënoi 4 gola në sezonin e shkuar Realit, ndërsa për “madrilenët”  nuk do të jetë në fushë ylli portugez, Kristiano Ronaldo.