Po normalizohet situata në Hasanbeg, fillon dezinfektiimi dhe deratizimi i shtëpive
Dalë nga dalë po normalizohet situata në zonat e përmbytura në Hasanbeg...

Dalë nga dalë po normalizohet situata në zonat e përmbytura në Hasanbeg.
Në disa pjesë të Hasanebgut sot është lëshuar energjia elektrike dhe ka filluar dezinfektimi dhe deratizimi.
Ekipet e pastrimit gjatë mbëmjes së kaluar kanë arritur të pastrojnë një numër të madhë të rrugiceve dhe tu ndihmojnë banorëve në nevojë në heqjen e mbeturinave. Deri më tani janë dezinfektuar mbi 200 shtëpi thonë nga Shtabi i Krizës.
“Informatat që vijnë nga terreni tregojnë se ka filluar procesi i dezinfektimit dhe deratizimit të disa pjesa e venbdanimit Hasanbeg. Nuk kemi pritur që të bëhet pastrimi krejtësisht i fshatit, pasi që bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm të Hasanebgut dhe kemi filluar ashtu siç po pastrohet terreni ashtu të filloj dhe deratizimi dhe dezinfektimi i venbanimeve dhe rrugëve me vetmin qëllim që të eliminohet çfarë do qoft dukurie për përhapjen e infeksioneve të mundshme” - tha Safet Neziri, anëtari i shtabit të emergjencës – Hasanbeg.
Në Hasanbeg ende vazhdon të regjistrohen shumë shtëpi të dëmtuara. Një prej tyre është dhe shtëpia e familjes Dema të cilës nga vërshimet e së shtunës i është dëmtuar një pjesë e madhe e mureve dhe tani më rrezikon të shembet tërësisht.
“Është në gjendje katastrofale, çdo çast mund të rrëzohet. Nuk mund të jetohet aty. Në këtë shtëpi kemi qenë 2 vëllezër, unë dhe Refiki.Ai është veti i pestë, ndërsa unë jam veti i tret. Tani më kam nevojë që dikush të më ndihmojë për të ndërtuar shtëpi të re sa për të pasur një jetë normale, asgjë tjetër nuk dua” – deklaroi Hebib Dema, banorë i Hasanbegut.
“Kemi nevojë për ta bërë pastrimin e këtyre mbeturinave dhe të lëshohet energjia elektrike na ato zonat që nuk është lëshuar. Sot është e 10 ditë pas vërshimeve dhe atje poshtë vazhdon të vjen era keqe nga bagëtit të gordhura, për të cilën nuk ka ardhur dikush për të intresuar” - tha një banorë i Hasanbegut.
Ekipet e ushtrisë në territorin e Hasanbegut edhe sot kanë vazhduar kërkimet e foshnjës 16 muajshe Elif Fejzullahu e cila vazhdon të mbetet e zhdukur që nga nata e vërshimeve. (Rexhep Qamili, TVM2)
