BFI dhe OH “Hilal”, ndihma për banorët në Hasanbeg
BFI ka dhuruar ndihma në veshmbathje dhe produkte ushqimore...

BFI ka dhuruar ndihma në veshmbathje dhe produkte ushqimore për banorët e dëmtuar nga vërshimet në Hasanbeg.
Myftinia e Tetovës gjatë javës së kaluar së bashku me organizatën humanitare “Hilal” që vepron në kuadër të BFI-së kanë arritur të grumbullojnë një kamion me ndihma.
“Jemi këtu që të krzjm obligim tone ndaj vëllezërve si pjesë kësaj shoqerie nga Tetova, nga myftinia e Tetovës duke dhuruar ndihma të xhematit tonë të Tetovës. Shpresojmë që të gjitha ndihmat që vijnë por edhe ndihmat tona do të mbulojnë të pakten një pjesë e mungesave të mëdha të banorëve këtu” – deklaroi myftiu i Tetovës, Qani ef. Nesimi.
“Donacionet në fakt janë produkte ushqimore mjete higjienike dhe veshmbatje në përgjethsi. Unë në emër të organizatës Humanitare “El Hilal” shfytëzoj këtë rast të theme se inshallah zoti fuqi plot ua lehtëson gjendjen e banorëve të përmbytura dhe ne do të vazhdojmë kështu deri në pikën e fundit të jemi aktiv me ndihmat tona” – tha kryetari i OH “Hilal”, Mustafa Dauti.
Organizata Humantire “Hilal” dhe shumë organizata tjera vazhdojnë të veprojnë për çdo ditë në zonat e përmbytura duke ndihmuar banorët me ushqime dhe gjërat e tjera të nevojshme. (Rexhep Qamili, TVM2)
