Todorov, qeveria dëmshpërblen 100% dëmet nga vërshimet

14.08.2016 16:02

Qeveria do të dëmshpërblej 100% dëmet e shkaktuara në rajonet e përmbytura....

Dëmshpërblimi i tërësishëm i qytetarëve nga rajonet e vërshuara, është një nga tetë masat që janë miratuar nga Qeveria.

“Masa e pare e miratuar nga Qeveria është dëmshpërblimi 100% I qytetarëve nga rajonet e krizës, për dëmet e shkaktuara nga vërshimet. Kjo don të thotë se qytetarët do të dëmshpërblehen në tërsi, përkatësisht gjithçka që komisioni për vlersim do ta evidentojë sit ë dëmtuar, e njeta 100% do të kompenzohet” – tha minsitri i shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Poashtu pjesë e pakos së masave qeveritare janë edhe mbulimin e participimit të të gjithë shërbimeve shëndetësore në të gjitha nivelet në zonat e prekura, lirimi i amvisërive nga pagesa për ujë dhe mbeturina në kohëzgjatje prej tre muajsh, ndihmë për furnizim të pajisjeve shkollore për të gjithë fëmijët në arsimin fillor nga rajonet e krizës, përpunimi falas i elaboratit për legalizimin e shtëpive për familjet që nuk e kanë bërë legalizimin, rritje e ndihmës financiare në tre muajt e ardhshëm për 50 për qind për familjet e zonave të vërshuara që pranojnë ndihmë sociale dhe para për mbrojtje fëmijërore, dhe shtesa në para për grupet e cenueshme.

Poashtu do të sigurohet edhe 30 ton ushqim për kafshët dhe analizë falas të tokës bujqësore.