Kuvendi debatoin për vërshimet, opozita akuza institucioneve për reagim të vonuar; Deputetët e shumicës, ishte fatkeqësi natyrore
Opozita kërkon përgjegjësi morale, politike dhe penale...

Opozita kërkon përgjegjësi morale, politike dhe penale, pasi reagimi i institucioneve në rastin e vërshimeve të 6 gushtit në rrethin e Shkupit ishte i vonuar.
Sipas deputetëve opozitarë institucionet e parapara për raste emergjente dëshmuan se egzistojnë vetëm në letër por nuk funksionojnë.
Poashtu shkaktar i viktimave sipas deputetëve opozitarë ishte mos egzistimi i kanalizimi atmosferik për ujrat e qarkores së Shkupit.
“Uji atmosferik po të nxirrej nga autostrada ashtu si duhet nuk do të kishte asnjë viktim, këtë mund ta diskutoj me secilin prej jush. Po do të kishte vërshime por nuk do të kishte asjë viktimë. Atë tani nuk mund ta kthejmë por dikush duhet patjetër të bart përgjegjësi, jo morale dhe politike por përgjegjësi penale për tër këtë që ndodhi” – tha deputeti i LSDM-së, Bllagoja Stojanovski.
Opozita kërkoi që tu jepet ndihmë avans të gjitha familjeve të prekura nga vërshimet, që të mund të sanojnë shtëpitë e tyre duke u caktuar një shumë prej minimum 50 euro për metër katrorë, pasi vlerësimet e dëmeve mund të zgjasin me muaj.Nuk munguan edhe replikat dhe kundërreplikat mes deputetëve të VMRO-së dhe LSDM-së.
“Moti i lig nuk zgjedh as shtete as kohë se kur do të ndodhin. Kësaj rradhe ndodhi në Maqedoni dhe fatkeqësisht mori 22 jetë njerzish, por nuk e mori solidaritetin e shtetit që qëndroi pas atyre që iu shkaktua fatkeqësia.Prandaj falenderoj 600 ushtarët e angazhuar për çdo dit në teren duke u ndihmuar banorëve të rrezikuar.Të falenderoj për 300 policët të cilët për çdo dit janë angazhuar në teren.Falenderoj Kryqin e koq, komunat dhe ndërmarrjet komunale” – tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.
“Është patetike të thirreni në humanitet dhe solidaritet këtu në kuvend, zoti Milloshovski, humaniteti dhe solidariteti në teren, këtu përgjegjësi” – u shpreh Sofija Kunovska nga LSDM.
Për përgjegjësi morale dhe penale foli edhe deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu. Vetëm para dy javësh për 7 dit rrjesht grupi parlamentar i PDSH-së tërhoqi vërejtjen pa pushim dhe kërkoi që nga buxheti i shtetit të dedikohen mjete për të investuar në projekte për parandalimin e katastrafave të tilla, por kjo nuk u pranua.
“Kërkuam mjete duke potencuar veçanërisht hasanbegun, Hraçinën, malsinë e Tetovës, Çairin, Sarajin dhe Likovën. Dhe që irania të jetë më e madhe kërkesa jonë nuk ishte kërkesë e para dy javësh, kemi që nga viti 2011 që tërheqim vërejtjen për të njejtat projekte që do të parandalonin katastrofa të tilla, por me paturpësinë më të madhe e hodhët poshtë çdo amandament të PDSH-së që kishte të bënte pikërisht me pastrimin e shtretërve të lumenjve. A bën tani të jepni sqarime si ju duket fjalia e vetme që dini të thoni amandamenti nuk pranohet” – tha Bekim Fazliu nga rradhwt e PDSH-sw.
Kjo nga zëvendëskryeminsitri Arbër Ademi u pa si tentim për të përfituar pikë politike.
“Qeveria nëpërmjet institucioneve ka angazhuar dhe ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saja për tu dalur në ndihmë qytetarëve. Fillimisht për ti shpëtuar ata, për ti evakuar ata dhe për tu ofruar ndihmën e parë të nevojshme, për tu ballafaquar me krizën e cila i ka goditur.Institucionet për çdo dit mbajnë seanca ku miratohen konkluzione dhe të njejtat po realizohen. Pa u lëshuar në tentativën për të grumbulluar pikë të ulëta politike pasi qytetarët e dinë s ekush punon e kush ka fjalë” – deklaroi . zv.kryeminsitri, Arbër Ademi.
Nuk mungoi kundërpërgjigja e Fazliut: “Në këtë foltore sot kam mbajtur fjalimin më të but prej se mbaj mend.E dini se çfar duhet të flas sot, e dini sa brutal duhet të jemi ndaj jush. Vetëm për hirë të atyre viktimave nuk desha dhe asnjëher nuk do të lejoj unë dhe asnjë funksionar i PDSH-së të përfitojë në tragjedi të tilla”.
Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi theksoi nevojën për angazhim institucional dhe solidarë për tejkalimin e pasojave në zonat e përmbytura.Ai njëherit propozoi që deputetët të ndajnël një pagë mujore në shenjë solidariteti.
“Shumë më me vlerë për ato familje atje sot do të ishte një lopatë në dorë nga ana e çdo deputeti se sa fjalimi prej 10 minutash me fjalë të zgjedhura. Jo çdonjëri prej nesh mund ti vesh çizmet, por propozoj që të ndajmë një pagë mujore për zonat e përmbytura” – deklaroi Xhevat Ademi nga BDI.
Seanca e sotme filloi me një minutë heshtje për 22 viktimat që humbën jetën nga vërshimet. (Naim Sinani, TVM2)
