Maqedoni

KE do të mbikqyr zgjedhjet

08.04.2014 16:37

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në përbërje prej 13 anëtarësh dhe të udhëhequr nga deputeti austriak Shtefan Shenash...

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në përbërje prej 13 anëtarësh dhe të udhëhequr nga deputeti austriak Shtefan Shenash, do të mbikqyrin zgjedhjet presidenciale në vend. 
 
Delegacioni do të qëndrojë në Maqedoni nga data 10 deri më 14 prill, të cilët do të bashkëpunojnë me zyrën për insitucione demokratike dhe për të drejtat e  e njeriut të OSBE-së në Shkup.
 
Siç njoftojnë nga Strazburgu, delegacioni i Këshillit të Evropës do të realizojë takime me kandidatët për president, kryetarin e KSHZ-së, me kryetarët e partive politike, me përfaqësues të mediave  si dhe me zyrtarët të tjerë relevant.
 
Sipas praktikës, Asambleja Parlamentare pranë Këshillit të Evropës duhet të përgatis raport ku do të përfshihet mbarëvajtja e zgjedhjeve, raprot i cili në muajin qershor do të jetë në rend dite të seancës së Asamblesë Parlamentare.