MPPS: Të punësuarit nga zonat e vërshuara lirohen nga puna edhe për 5 ditë

14.08.2016 20:58

Lirohen nga puna edhe për 5 ditë të punësuarit që vijnë nga rajonet e vërshuara.

Lirohen nga puna edhe për 5 ditë të punësuarit që vijnë nga rajonet e vërshuara.

Ministria për punë dhe politikë sociale në pajtim me obligimin nga ana e Qeverisë nga mbledhja e mbrëmshme, njofton se obligohen të gjithë organet shtetërore dhe njëkohësisht u bëhet me dije, respektivisht u rekomandohet institucioneve tjera shtetërore dhe njësive të vetëqeverisjes lokale, ti lirojnë nga puna në kohëzgjatje prej 15.8.2016 (e hënë) deri më 19.8.2016 (e premte), të gjithë të punësuarit nga zonat e vërshuara, respektivisht ata që jetojnë në Stajkovcë dhe Hasanbeg.

Poashtu u rekomandohet edhe ndërmarrjeve dhe kompanive private që gjatë periudhës së dhënë ti lirojnë nga puna të gjithë ata të punësuar që jetojnë në zonat e vërshuara.