Dibër, kafshët dëmtojnë të mbjellat
Fushat e mbjella me miser e grurë ne fshatrat per rreth...

Fushat e mbjella me miser e grurë ne fshatrat per rreth lumit Drini i zi, kohëve të fundit janë dëmtuar rëndë nga Ariu dhe derat e egër.
Mirëpo është shqetsues fakti që gjatë takimit të bujqëve nga fshati kunjarë me kryetarin e Komunës doli në shesh se koncesioneri i gjuetisë është kunder që të ruhen arnitë e mbjella me misër, për çka ka kërkuar edhe asistencën e policisë kufitare.
Fshatarët kërkuan nga organet locale e ata qëndrore që tu lejohet të ruajnë edhe gjatë natës pasurinë e tyre.
Me këtë rast Kryetari i komunës së Dibrës, nënvizoi se pasuria është e shenjtë dhe duhet mbrojtur
Sipas bisedave të zhvilluara me banorë të fshtrave Kunjarë Sollokiç, Shulla e Spas dëmet e shkaktuara janë më së shumti në dëme materiale në arni të mbjella me misër e grurë.
Në fund të takimit ku asistonte edhe shefi i policisë Kufitare rajonale, Xhelal Lata mbeti si përfundim që të organizohen qytetarët dhe gjuetarët që të mbrojnë pronën e tyre në të kundërtën dëmi material do të jenë në shuma më të mëdha. (Atli Dema, TVM2)
