Maqedoni
BDI: Akuzat oferta e vetme e PDSH-se
08.04.2014 16:44
Ndaj ketyre akuzave te reja te PDSH-se ka reaguar Bashkimi Demokratik per integrim...

Ndaj ketyre akuzave te reja te PDSH-se ka reaguar Bashkimi Demokratik per integrim.
Ne reagimin me shkrim thuhet: “Nuk jemi të befasuar nga pretendimet e sërishme të Partisë Demokratike Shqiptare, e cila vijon të përdorë shpifjet si të vetmën mënyrë për të garuar në zgjedhjet parlamentare. Akuzat e bëra sot nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën, sepse të gjitha procedurat e prokurimit kryer nga institucionet nën drejtimin e BDI-së, janë në përputhje me ligjet në fuqi. U bëjmë thirrje të gjithë të interesuarve që të vijnë në institucionet tona dhe të verifikojnë dokumentacionin e plotë, për t’u bindur dhe vetë në punën e ligjshme të ministrave të BDI-së. Nuk duam të besojmë se, akuzat do të vijojnë të jenë e vetmja ofertë e PDSH-së për elektoratin, ndërkohë që BDI ka hartuar dhe propozuar gjithsej 1.081 projekte që plotësojnë të gjitha nevojat e qytetarëve”.
