Maqedoni

MPB konfiskon 135, 5 kg marihuanë dhe 5 kg hashash

08.04.2014 18:06

Në një operacion për pengimin e një kanali të tregtisë me narkotikë nga Shqipëria nëpërmjet Maqedonisë drejt Greqisë...

Në një operacion për pengimin e një kanali të tregtisë me narkotikë nga Shqipëria nëpërmjet Maqedonisë drejt Greqisë, Ministria e Brendshme ka konfiskuar 135, 5 kilogram marihuanë dhe 5 kilogram hashash, me ç’rast janë arrestuar 3 persona shtetas të Maqedonisë.
 
Personat me iniciale Gj.P. dhe G.G. nga Gjevgjelia, janë arrestuar në brezin e gjelbër në afërsi të vendkalimit kufitar Bogorodicë, tek të cilët edhe është gjetur droga, njoftojnë në MPB. MPB gjithashtu bën të ditur se gjatë aksionit 5 persona të tjerë  janë arratisur.
 
“Gjatë kontrollimit të rajonit më të gjërë në vendin e ngjarjes, patrulla policore ka gjetur një automjet me tabela të përkohshme bullgare, që është shfrytëzuar për transportimin e drogës, por tabelat e veturës kanë qenë të një automjeti tjetër në pronësi të personit me iniciale F.D., banorë i Strugës i cili poashtu është arrestuar”, deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
 
Me qëllim të ndriçimit të rastit, policia ka realizuar bastisje në shtëpinë e F.D. në fshatin Kalishtë dhe personit me iniciale F.K. në fshatin Frëngovë thonë në MPB. Sipas Ministrisë së Brendshme droga nga Shqipëria nëpërmjet Maqedonisë dhe Greqisë ka pasur si destinacion tregun evropian. (Gyltene Sinani, TVM2)