Maqedoni

KSHZ: Deri në mesditë, 5.022 të paraqitur

15.08.2016 13:49

Gjithsej 5.022 qytetarë të dhënat e të cilëve në Listën zgjedhore pas kontrolleve të kryqëzuara dhe kontrolleve në terren...

Gjithsej 5.022 qytetarë të dhënat e të cilëve në Listën zgjedhore pas kontrolleve të kryqëzuara dhe kontrolleve në terren janë kontestuese respektivisht kanë mospërputhje me të dhënat në Listën zgjedhore, janë paraqitur deri sot në mesditë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

2.236 janë paraqitur në drejtoritë dhe zyrat rajonale dhe në zyrat e tjera të KSHZ-së, ndërsa 2.786 për aplikimet kanë përdorur ueb aplikimin në faqen e internetit të Komisionit.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, më së shumti qytetarë të paraqitur janë në Çair - 907, në Saraj - 571, në Tetovë - 501, në Kumanovë - 453.

Më pak të paraqitur ka në Plasnicë, Vasilevë dhe Gradsko, nga 2 për seicilën komunë.  

KSHZ njofton se nuk janë paraqitur qytetarë nga shumë komuna, duke përfshirë Negotinën, Pehçevën, Zelenikovën, Demir Kapinë dhe Krivogashtanin.