Maqedoni

Thaçi: S’ bëhem pjesë e marketingut, kaq fuqi ka opozita

15.08.2016 14:43

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, thotë se nuk është I interesuar për pikë politike e kjo sipas tij është arsyeja përse ende nuk I ka vizituar rajonet e përmbytura në Shkup...

PDSH bën punën e saj në parlament, kërkon vazhdimisht të holla  për kanalizime me qëllim që të zvogëlohet rreziku nga vërshimet tha Thaci duke shtuar se kaq është fuqia e opozitës dhe I takon pushtetit të realizojë premtimet që jep.
 
“Nuk dua të jem pjesë e marketingjeve bajate në kuadër të fatkeqësive të njerëzve. E dyta, aq e kam takatin, jam opozitë, nuk mund vetëm të shkoj t’i përkëdhelim njerëzit. E treta mendoj se betejën e tretë institucionale si parti politike jemi duke e bërë. Nuk është bërë aq sa duhet dhe janë evidente kërkesat tona në seancat për miratimin e buxheteve në Kuvend. Ne nuk kërkojmë nga këto shqiptarë që janë në qeverisje të bëjnë luftë me zotin dhe t’i parandalojnë fenomenet natyrore, megjithatë çështja e kanalizimit atmosferik është një çështje shumë e prekshme, I takon qeverisë të përmbushë premtimet e të mos mbetet si në të kaluarën kur premtojnë dhe qytetarët nuk marrin asnjë lek”, deklaroi kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.