Maqedoni
Hasanbeg, demolohet shkolla “25 maji”
15.08.2016 15:17
Persona të panjohur gjatë natës kanë demoluar shkollën fillore periferike “25 Maji” në Hasanbegun e përmbytur ditë më parë...

Drejtori i shkollës Fadil Murtezani thotë se nuk din personat dhe motivet e kryerjes të këtij akti të shëmtuar.
Ai pohon se është shkatëruar I gjith inventari I shkollës ndërkaq janë vjedhur projektori dhe dy ruterë të telefonit të shkollës.
Druhet se keqbërësit mund të jenë banorë lokalë.
“Në mbremje ka ndodh një cunami I dytë në Hasanbeg. Është shkatëruar totalisht inventari I brendshëm, fasada e brendshme, mjetet didaktike me të cilat kanë punuar mësimdhënësit në shkollë. Pse e kanë bërë këtë huligan të ndryshëm të Hasanbegut, nuk e kemi të qartë. Janë informuar të gjitha organet duke filluar nga policia. Tash janë në teren edhe komisionit duke bërë vlerësimin e dëmit, por dëmi është i madh për arsye se komplet inventari dhe mjetet ndihmëse janë shkatëruar por dhe janë demoluar në shkollën e vjetër”, tha Fadil Murtezani, drejtor në sh.f “25 maji”
Nga sektori për punë të brendshme të qytetit të Shkupit janë duke punuar në zbardhjen e rastit dhe konstatimin e dëmeve.
Bëjnë me dije se personat janë futur në hapësirat e shkollës nga dera e pasme për të shkatëruar gjithçka.
Nga ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se përpos dëmeve të shkaktuara nga vërshimet tani duhet të përballen edhe me situata të këtilla.
Ndërkaq këshilltari në këtë dikaster Safet Neziri pohon se do të ndihmohen gjitha shkollat që kanë pësuar nga përmbytjet në zonat e prekura me qëllim që mësimi të fillojë në shtator.
“Ne mendojmë aty ku do të ketë dëmtime që të miren masa në kohë para fillimit të vitit shkollor për ti ndihmuar shkollat, respektivisht edhe subjekteve që të mund të krijohen kushte normale për të filluar procesi edukativo arsimor. Jemi në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante shtetërore edhe ato lokale duke filluar nga komuna që të sanojmë të gjitha dëmet eventuale në ato shkolla që të mundet të krijohen kushte për të filluar mëimi në këto shkolla”, tha Safet Neziri, këshilltar në MASH.
Analizat e ministrisë së asrimit në shkollat fillore të zonave të përmbytura flasin se janë dëmtuar bodrumet por jo edhe katet përdhesë dhe të tjerat të objekteve shkollore.
Gjithashtu qeveria me pakon e masave për sanimin e dëmeve nga përmbytjet ka paraparë që të ndihmojë nxënësit e këtyre zonave me ndihma financiare për ti siguruar mjetet shkollore.
MERAL ISMAILI
