Shilegov, shkurtoni tenderët, shpëtoni qytetarët
LSDM ka reaguar reth konkluzioneve për vërshimet që kapluan Shkupin...

LSDM ka reaguar reth konkluzioneve për vërshimet që kapluan Shkupin, te miratuara mbrënë në Kuvendin Republikan.
Përfundimet që dje i morën shumica parlamentare nga VMRO dhe BDI nuk munden ti zgjidhin problemet e shumta të qytetarëve që kanë dëme nga vërshimet, këto përfundime nuk janë asgjë vetëm se mbulesë e mosfunksionimit të institucioneve, mosaftësia dhe ikja nga përgjegjësia akuzojnë nga LSDM .
“Edhe në këto moment për Nikolla Gruevskin dhe VMRO-në më me rëndësi është marketingu politik. Kjo mënyrë e sjelljes së Nikolla Gruevskit dhe VMRO-së vërteton që nuk kanë brengosje të sinqertë për katastrofën dhe tragjedinë që I kaploi qytetarët. Në vend të mos përgjegjësis për mos funksionimin në vend të mos zgjidhjes të problemeve të qytetarëve prioritet I VMRO-së dhe BDI-së janë paratë dhe tenderet. Paratë e rrotës panaromike ,busteve , parat e tendereve duhet të shkurtohen për tu ndihmuar qytetarëve” – tha Petre Shilegov nga LSDM. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
