Maqedoni
Përmbytjet në hasanbeg, qytetarët: Filloni menjëherë dezinfektimin; Sadiku: 200 shtepi janë dezinfektuar
15.08.2016 16:24
Në Hasanbeg vazhdon puna për pastrimin e rrugëve dhe shtëpive të përmbytura...

Rruga afër kanalin mbetet njëra nga rrugët më të shkatruara. Këtu ende shumë shtëpi kanë mbetur pa pastruar, shqetësuese është fakti që ende në kanalin e kësaj rrugë ka shumë kafshë të ngordhura dhe mbeturina që kanë ardhur nga I gjithë Hasanbegu.
Banorët e kësaj lagjeje u bëjnë apel autoriteteve që të filloje menjëherë me dezinfektimin për shkak se ata seriozisht rrezikohen nga përhapja e ndonjë epidemie.
“Kemi problem me këtë kanalin që gjendet këtu afër meje, sepse këtu ka qenë uji deri më 1 metra e 40 centimetra dhe kjo është problem I madh, sepse kanë ardhur gjithkçka që është më e keqja, ka shumë kafshë të ngordhura, dhe kemi frikë të madhe se most ë marrm ndonjë epidemi. Kemi punuar shumë por këtu është dëm shumë I madh, sidomos këtu në këtë rrugën ku jemi ne është dëmi më I madh në Hasanbeg se këtu vjen uji prej gjitha lagjeve që bie shi këtu vjen uji dhe mblidhet në këtë kanalin. Këtu për momentin ska filluar as me dezinfektimin as komisioni për shtëpitë as komisioni për vetura, për momentin nuk ka kaluar asgje nga shteti, vetëm ju televizionet që vini na vizitoni” …
“Pastrimi duhet të ketë më tepër organizim se duhet të pastrohet mbrenda për shembull unë mezi që gjeta njeri që të pastroj mbrenda mirëpo nuk kam mundur të gjej kamionë. Dje ishte një kamion sot erdhi ai kamioni në ora 8 dhe mezi që gjeta tjetër kamion. Ka pasur ekipe, ka ekipe vetëm se duhet të ketë më tepër rend se ka ekipe, mire ka qenë. Ka pasur ndihma nga vullnetarët, I kemi nxjerur mbeturinat nga mbrenda jasht, mirëpo problem është me kamionat”, thanë qytetarët e anketuar.
Nga shtabi I krizës njoftojnë se ushtria së bashku me ekipet tjera, si dhe vullnetarët po punojnë intenzivisht në pastrimin e rrugëve dhe shtëpive. Nga shtabi I krizës njoftuan se gjithashtu ka filluar edhe procesi I dezinfektimit, por ata thonë se për tu dezinfektuar komplet e gjithë zona nevojitet që të pastrohen shtëpitë.
“Ekipet janë në terren duke punuar dhe duke I kryer obligimet e tyre, tash mund të themi se bukur është punuar në terren, mund të themi se me vetura mund të levizet në çdo rrugë në Hasanbeg. Gjithashtu edhe nëpër shtëpitë është vazhduar me pastrimin e shtëpive si nga ana e institucioneve si nga ana e vullnetarëve. Kjo është dita e tretë prej kur ka filluar dezinfetimi, diku sipas informative të mia 200 shtepi janë dezinfektuar”, tha Ali Sadiku, shef i shtabit të emergjencës.
Nga shtabi I emergjencës thonë se ekipet e pastrimit dhe ata të vlerësimit të dëmeve janë gjithë ditën në terren dhe po punojnë për të pastruar mbetjet e vërshimeve dhe për të vlerësuar sa më shpejt dëmete shkaktuara në mënyrë që të fillojë komnpensimi për banorët që pësuan.
ERSAN PAJAZITI
