Maqedoni

Kongresmenët: Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-S

08.04.2014 18:09

12 kongresmen amerikan kanë dërguar rezolutë të re në Komitetin për Punë të Jashtme në kongres të cilët kërkojnë pranimin e Maqedonisë në NATO...

12 kongresmen amerikan kanë dërguar rezolutë të re në Komitetin për Punë të Jashtme në kongres të cilët kërkojnë pranimin e Maqedonisë në NATO, në samitin e shtatorit në Kardif.
 
I bëjmë thirrje administratës së Departamentit të Shtetit që të punojë me Greqinë dhe aleatët e NATO-s dhe të gjejnë zgjidhje për kontestin bilateral, zgjidhja e së cilës njëherit do të shërbente si faktor kryesor i stabilitetit rajonal, thuhet në rezolutën e 12 kongresmenëve amerikan, të udhëhequr nga kongresmeni Kendis Miler.
 
Edhe ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertosn, ka thënë se Maqedonia meriton të jetë anëtare fuqiplote e NATO-s.
 
“Disa herë kam thënë shumë qartë se Maqedonia është e kualifikuar që të jetë anëtare e NATO-s dhe se duhet t’i bëhet ftesë. Shpresojmë se do të sundojë logjika e shëndoshë dhe çështja e emrit do të zgjidhet”, tha ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson.
 
Zgjerimi i NATO-s duhet të vazhdojë dhe të gjitha vendet që i kanë plotësuar kushtet duhet të integrohen në paktin verialtantik, ka thënë ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s,  Xhorxh Robertson. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)