Hasanbeg, mjekët: Nuk ka shenja epidemie
Gjendja në rajonet e përmbytura na vërshimet vazhdon të mbetet e njejtë....

Gjendja në rajonet e përmbytura na vërshimet vazhdon të mbetet e njejtë. Edhe pse ekziston rrezik në përhapjen e ndonjë epidemije deri tani thonë mjekët akoma nuk ka raste të një numri të madh njerëzish të infektuar e cila do ta bënte gjendjen alarmante.
Tek mjekët më shumë kërkojnë ndihmë qytetarë të lënduar gjatë pastrimit të shtëpive , sesa nga njerëz me probleme në frymëmarrje apo me ndonjë infeksion në lëkurë.
“Akoma dominojnë personat të cilët janë të lënduar dhe ato të cilët kanë nevojë për mbrojtje. Dmth nuk ka akoma ndonjë shfaqje deri në këto momente, të numri më të madh të njerëzve me lloje të ndryshme të smundjeve në rrugët e frymarrjes, por dominon numri i atyre të cilët janë të lënduar dhe kanë nevojë për trajtim” – tha mjeku, Zvonko Milenkoviç.
Mjekët gjithsesi rekomandojnë kujdes më të madh sepse egziston rrezik në përhapjen e ndonjë epidemije për shkak të terrenit te papastruar.
Kategoritë më të rrezikuar janë, fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me smundje kronike, të cilët për siguri duhet të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre derisa të bëhet dezinfektim i tërsishëm i këtyre rajoneve, thonë mjekët. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
