Maqedoni

Matura shtetërore, provimi i gushtit, shanc i dytë për maturantët

15.08.2016 17:26

Maturantët të cilët që në sesionin e qershorit nuk e kaluan provimin e maturës shtetërore, kishin sot shancin e tyre të dytë...

Nga Qendra Shtetërore e Provimit, thonë se në afatin e gushtit janë paraqitur 1.802 nxënës.
 
Provimit për gjuhë dhe letërsi shqipe iu nënshtruan 266 nxënës, gjuhë dhe letërsi maqedonase 128 nxënës dhe 21 nxënës dhanë  provimin e gjuhës dhe letërsisë turke. 
 
“Tek ne janë paraqitur 15 nxënës të cilët nuk kanë kaluar afatin e qershorit,prej tyre vetëm 9 i janë nënshtruar provimit sot dhe shpresojmë se do të kalojnë dhe shpresoj se janë përgatitur për këtë rradhë.Njëkohësisht tek ne janë mbajtur edhe për shkollat tjera të shkupit gjegjësisht të shkollës Cvetan Dimov dhe Arseni jovkov.Numri është relativ që sillet diku prej 20-30 nxënës për gjuhën amëtare”, tha Besim Limani, ndihmës drejtor në gjimnazin “Zef Lush Mark”.
 
“Provimi shtetëror në gusht është afati i dytë me radhë,dhe filloi sot,edhe sot ky sesion filloi normalisht ne jemi këtu që nga mëngjesi dhe gjithçka po shkon si duhet”, tha Tatijana Stojanova-Dueva, drejtore në sh.m “Josip Broz Tito”
 
“Leht kalova ishte mire është ,tashmë mvaret edhe kush sa ka mësuar”…
 
“Jam në provim për here të pare por në afatin e dytë pasi që në afatin e pare kisha predmet dhe për këtë e lëshova afatin e pare dhe mendoj se gjithçka shkoj mirë”, thanë nxënësit.
 
Më 16 gusht do të jepen provimet në lëndën e matematikës për të cilin janë paraqitur 88 kandidatë, më 17 gusht do të  jepet gjuha e huaj.
 
Më 18 gusht është caktuar dhënia e promiveme në lëndët fizikë, kimi, biologji, biznes , histori, filozofi dhe estetikë. 
 
GYLTENE SINANI