Botë

Diyarbakir, rritet në 7 numri i të vdekurve nga sulmi terrorist

15.08.2016 17:49

Rritet në 7 numri i të vdekurve nga sulmi në Diarbakir. 4 janë policë ndërsa 3 kalimtarë rasti...

Autoritetet thonë se terroristët e PKK-së kryen një sulm me auto-bombë në Komisariatin e Stacionit të Kontrollit të Trafikut në autostradën Diyarbakir.
 
21 personat që u lënduan në shpërthim , po trajtohen në spital.
 
Si pasojë e shpërthimit, në autostradë u shkaktua një grope e thellë, ndërkohë që ndërtesa trekatëshe e Komisariatit të Stacionit të Kontrollit të Trafikut u dëmtua duke dalë jashtë përdorimit.