Maqedoni

Përmbytjet në Shkup, SÇE mban takimin e dytë me donatorët

15.08.2016 17:57

Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u realizua takim koordinues me donatorët, i dyta lidhur me vërshimet katastrofale që ndodhën më datën 6 të këtij muaji...

Zëvendëskryeministri Arbër Ademi falënderoi gjithë donatorët për mbështetjen e tyre dhe i inkurajoji që rregullisht ti paraqesin ndihmat, me qëllim të fitohet një pasqyrë gjithëpërfshirëse e ndihmës që jepet.
 
Piter Hlieram udhëheqës i ekipit të ekspertëve që arritën në Republikën e Maqedonisë përmes Mekanizmi të Bashkimit Evropian për Mbrojtje Civile, si dhe Luiza Vinton, koordinatore e përhershme e OKB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Maqedoni, informuan për rolin dhe mbështetjen nga ana e Mekanizmit të Bashkimit Evropian për Mbrojtje Civile, koordinimi i ndihmës së pranuar deri tani si dhe ndihmën e cila në mënyrë plotësuese do të arrijë.