Maqedoni

VMRO-DPMNE: Shpifjet e LSDM-së, ofendim për profesionistët

15.08.2016 18:02

I menjëhershëm ka qenë reagimi i VMRO-DPMNE-së....

LSDM ëhstë në gjendje dëshpërimi dhe tenton të grumbullojë pikë politike në llogari të qytetarëve të cilët u ballafaquan me humbje të mëdha, thonë nga partia maqedonase në pushtet.
 
"Shpifjet e LSDM se institucionet nuk funksionojnë ose që ushtria dhe policia i kanë fjetur ditët e para të vërshimeve janë ofendim për të gjithë profesionistët, policët ose ushtarët të cilët ditë e natë punojnë në rajonin e krizës”, thuhet në njoftim.
 
"Paralajmërojnë se tejkalimi i pasojave nga moti i ligë dhe ndihma e popullatës së prekur do të jenë prioriteti i parë I VMRO-së. LSDM nuk do të na pengojë që për çdo ditë të jemi me më të prekurit, tu ndihmojmë, ti dëgjojmë problemet e tyre dhe të kërkojmë zgjidhje për tejkalimin e tyre", thuhet në njoftim.