Maqedoni

Ivanov: Na duhen liderë për të tashmen dhe të ardhmen

15.08.2016 18:22

Presidenti Ivanov vlerëson se cdo krizë jep njëklohësisht edhe mundësi për zgjidhje të reja, shanse për vizione dhe koncepte të reja...

Duke ju drejtuar studentëve të shkollës për liderë të rinj që në iniciativë të tij për të shtatën herë mbahet në Ohër, Ivanov potencoi se, duke pasur prasysh që jetojmë në kohën e ndryshimeve të mëdha të sfidave, krizave kjo shkollë dedikohet para së gjithash për liderët e ardhmërisë, por edhe për liderët e së tashmes.
 
"Çdo sferë në jetën e përditshme i nënshtrohet ndryshimeve dhe kërkon njerëz inovativë, njerëz të cilët ofrojnë zgjidhje, personalitete që  do të dalin jashtë dogmave, teorive dhe praktikave të krijuara. Kemi një mundësi të jashtëzakonshme t'i dëgjoni përvojat, t'i kuptoni aftësitë, jo njohuritë, por t'i perceptoni mënyrat si të vini deri te njohuritë e zbatueshme që do t'i mundësojë sukses edhe më të madh në sferat e tyre, në mjediset e tyre", tha mes të tjerash Ivanov.