Maqedoni

Hapet panairi i librit

08.04.2014 18:16

Në hapësirë prej 3.000 metra katrorë në “Metropol Arenën”, adhuruesit e fjalës së shkruar do të mund të gjejnë botimet më të reja në Panairin Ndërkombëtar të Librit...

Në hapësirë prej 3.000 metra katrorë në “Metropol Arenën”, adhuruesit e fjalës së shkruar do të mund të gjejnë botimet më të reja në Panairin Ndërkombëtar të Librit.
Në mesin e shumë shtëpive botuese nuk mungojnë edhe botuesit shqiptar. 
 
“Kemi dalë me një pjesë të librave për fëmijë, për fëmijë parashkollor, shkollor dhe kështu me radhë, libra zakonisht edukativo-arsimor, risi është abetarja me zë, e kemi titulluar libri që flet”, u shprehën kështu nga Shtëpia Botuese “Albas”.
 
“Kemi mbi 100 tituj librash artistike, romane historike, psikologjike etj.”, thanë nga Shtëpia Botuese “Labova”.
 
Vizitorët janë të dukshëm, ata thonë se njëherë do t’i shëtisin të gjithë stendat dhe pastaj do të vendosin se cilin libër do ta blejnë.
 
”Unë shumë i pëlqej këto libra, janë interesante, ka shumë sende për kohën e kaluar, për shkrimtarët, për historinë”, theksoi një vizitor.
 
“Më tërheqin monografitë të autorëve dhe vendeve”, tha një vizitore.
 
Panairi i librit do të jetë i hapur prej orës 10 deri në orën 20. Organizatorët presin vizitë të madhe, duke marrë parasysh edhe  çmimin simbolik të hyrjes, 30 denarë dhe 20 denarë, për vizitat grupore. (Rina Turkeshi ,TVM2)