Maqedoni
OQM vazhdoi fushatën në Kavadar
08.04.2014 18:19
Maqedonia nuk është shtet i pasur që paratë e popullit të harxhohen për të kaluarën, por për të tashmen, industrinë, termoelektranën, autostradat...

Maqedonia nuk është shtet i pasur që paratë e popullit të harxhohen për të kaluarën, por për të tashmen, industrinë, termoelektranën, autostradat, si dhe të mendohet për hapjen e punësimeve të reja, tha para simpatizantëve të tij në Kavadar kandidati për president nga Opsioni Qytetar për Maqedoninë, Zoran Popovski.
Ai ka kërkuar që të bashkohet popullata, sepse ka ardhur koha për një opsion të ri politik. Gjithashtu ka ardhur koha që paratë e popullit të shfrytëzohen dhe jo të harxhohen. Maqedonia duhet të fillojë të besojë në vlera dhe në kualitet, ka thënë para të pranishmëve.
“Të tërhiqemi nga vlerat e rrejshme dhe nga ajo pjesa e rrejshme e letrës e cila quhet librezë partiake. Kthehuni tek ndërmarrjet dhe filloni të merreni me punën e prodhimeve të Maqedonisë”, deklaroi nga Opsioni qytetar për Maqedoninë, Zoran Popovski.
Lideri i partisë, Stevçe Jakimovski, e quajti partinë e tij përfaqësuese të qytetarëve, si dhe mbrojtëse të qytetarëve të dobët.
Të kthehemi tek vlerat qytetare dhe të bashkohemi për zgjidhjen e problemeve kyçe në Maqedoni, tha para qytetarëve të Kavadarit Jakimovski. Ai më tej shtoi se do të mbrojë interesat e qytetarëve dhe do të jetë zgjidhja dhe vizioni për Maqedoninë e cila do të sjellë ndryshime, tha Popovski para simpatizantëve në Kavadar.
