Botë
Kubë, lirohen edhe 15 të burgosur nga Guantanamo
16.08.2016 10:34
Nga Burgu i Guantanamos në Kubë janë liruar edhe 15 të burgosur të cilët tashmë janë transferuar në Emiratet e Bashkuara Arabe...

Të liruarit janë 12 shtetas nga Jemeni dhe 3 nga Afganistani . Një prej afganëve, I njohur si Obaidullah, ka kaluar 13 vite në Guantanamo, I akuzuar për vendosjen e bombave ndaj forcave amerikane që luftojnë në Agfanistan. Dhe janë njerëz si ai që shtojnë zërat kundër mbylljes së burgut.
Lirimi i tyre, është lirimi më i madh i të burgosurve të Guantanamos që kur Presidenti Barack Obama e ka marrë detyrën me premtimin e mbylljes së burgut famëkeq që u bë I njohur pas publikimeve të fakteve se shumica e të burgosurve mbyllur atje, janë mbajtur pa akuza apo gjykim për më shumë se një dekadë.
Presidenti Obama dëshiron të mbyllë burgun para se ai të largohet nga detyra. Por ai po përballet me kundështimin e shumë republikanëve, madje edhe të disa bashkëpartiakëve të tij demokratë.
Obama kërkon që disa prej të dënuarve të transferohen në burgjet e sigurisë së lartë në SHBA por ligji momental i ndalon transferet e këtilla.
Pentagoni thotë se në Guantanamo janë edhe 61 të burgosur të tjerë. Qendra e paraburgimit është hapur pas sulmeve të 11 shtatorit në kohën e presidencës së Xhorxh Bushit.
GAZMEND KURTISHI
