Shëndet

Dhimbja nga menstruacionet është aq e madhe sa ataku në zemër

16.08.2016 11:31

John Guillebaud, Profesor i shëndetit riprodhues në Universitetin e Londrës, zbuloi se studimet tregojnë se dhimbja nga menstruacionet mund të jetë aq e madhe sa ataku në zemër...

Ndërkohë, Dr.Imogen Shaw, e specializuar në shëndetin e grave, e mirëpriti komentin e tij duke thënë: “Nuk do të thoja se dhimbja e menstruacioneve është studiuar gjerësisht”.
 
Megjithëse kohët e fundit janë thyer tabutë për periodat përmes fushatave në rrjetet sociale, sërish nuk i është kushtuar rëndësi mjekësore në studimet e kryera.
 
Nuk është vetëm dhimbja nga menstruacionet që nuk merret seriozisht te femrat, por edhe dhimbja e tyre në tërësi në fushën e mjekësisë.
 
Studimet e fundit tregojnë se dhimbja e grave injorohet përgjithësisht nga doktorët.
 
Burrat presin rreth 49 minuta për të kuruar nga dhimbja e barkut, ndërkohë femrat presin 65 për të njëjtat simptoma.
 
Kjo ndodh pasi gratë mendohet se i ekzagjërojnë dhjimbjet e tyre dhe bëhen më dramatike seç duhet.