PPD takon banorët e Gradecit
Kandidati për deputet, Muhamet Halili, bartës i listës së njësisë numër 6 nga radhët e PPD-së, para banorëve të fshatit Gradec theksoi se qëllimi ynë është që të jemi para elektoratit...

Kandidati për deputet, Muhamet Halili, bartës i listës së njësisë numër 6 nga radhët e PPD-së, para banorëve të fshatit Gradec theksoi se qëllimi ynë është që të jemi para elektoratit, që ta sqarojmë platformën tonë politike.
Pas shumë vite në fshatin Gradec sërish jemi rikthyer, theksoi kandidati për deputet nga radhët e PPD-së, Muhamet Halili.
Bartësi i listës i njësisë numër 6, Muhamet Halili, theksoi se kanë hapur shtab elektoral në fshatin Gradec, në të cilin do të punojnë deri në ditën e zgjedhjeve parlamentare.
Ai gjithashtu ka porositur të gjithë rininë në Maqedoni se kjo parti gjatë konfliktit të vitit 2001, është pjesëmarrëse e Marrëveshjes së Ohrit, fatkeqësisht mbas 12 viteve mosprezencë në skenën politike, me keqardhje mund të konstatojmë se një parti politike shqiptare e ka keqpërdorur këtë Marrëveshje të Ohrit, e ka shndërruar në pronë të saj private, theksoi Halili.
Në mesin tonë ka edhe njerëz të cilët kanë kontribuar në luftë, por këtë e bënë të gjithë shqiptarët, por të korrat i shijuan vetëm pjesëtarët e BDI-së. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
