Botë
Tërmet në Peru, 8 të vdekur dhjetra të lënduar
16.08.2016 11:56
Një tërmet prej 5.4 ballësh goditi Perunë duke lënë të paktën 8 të vdekur dhe dhjetra të lënduar...

Ekipet e shpëtimit mezi po përparojnë në zonat e goditura, pasi qyteza Jankue, ku u ndje më fort goditja, gjendet pas kanionit Kokla, një ndër më të thellët në botë dhe kjo e bën të vështirë operacionin e ndihmës.
Rrugët atje janë pothuajse të pakalueshme për mankinerinë e rëndë edhe në ditë të zakonshme.
“Po punojmë me makineritë e rënda që të pastrojmë zonën dhe të arrijmë në Yankue. Ai ëhstë qyteti që më shumë është goditur dhe ka mundësi që atje të ketë më shumë njerëz të vdekur e të lënduar”, tha Romulo Tinta, prefekt i qytetit Yankue.
Mes të vdekurve është edhe një shtetas amerikan 66 vjecar, por autoritetet druajnë se numri i viktimave mund të rritet derisa ekipet përarojnë drejt epiqendrës së tërmetit.
Raportet jozyrtare flasin për dhjetra shtëpi janë rrëzuar në tre qytete më rëndë të goditura. Linjat telefonike janë shkëputur tërësisht dhe shumë rrugë janë bllokuar nga rrëshqitja e tokës.
Tërmeti goditi Perunë vetëm një ditë para përkujtimit të tërmetit katastrofal të 2007, që la qindra të vdekur.
Por shumica e shtëpive në Peru vazhdojnë të ndërtohen me materiale të lehta, për shkak të kostos së ulët, dhe kjo bën që ato lehtësisht të shkatërrohen nga dridhjet e forta të tokës.
GAZMEND KURTISHI
