Maqedoni

Ahmeti viziton Hasanbegun

16.08.2016 12:29

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka vizituar Hasanbegun. Ahmeti vizitoi dje disa familje nga fshati Hasanbeg i shoqëruar nga Ministri I ekonomisë Driton Kuçi dhe i ekologjisë, Bashkim Ahmeti...

Ahmeti ka premtuar sanimin e të gjitha dëmeve dhe mbështetjen e pakursyer institucionale dhe se do të punohet intensivisht për të rikthyer jetën normale në Hasanbeg.
 
Delegacioni I BDI-së I drejtuar nga kreu I saj, vizitoi  të gjithë familjet që humbën familjarët e tyre në vërshimeve që kaploi këtë vend natën e 6 gushtit, dhe Ahmeti ju shprehi ngushëllime të thella familjarëve dhe ju premtoi që do të ketë sanim të plotë të dëmeve.