Maqedoni

Anëtarët e trupit ad hok për mediat, sot mbajnë mbledhjen e parë

16.08.2016 13:07

Anëtarët e trupit Ad hok të Agjencisë për media, të formuar pas marrëveshjes politike të 20 korrikut, mbajnë sot takimin e parë në të cilin duhet t`i marrin vendimet për emërime...

Katër anëtarët e trupit që u propozuan nga ana e partive duhet që me konsensus të merren vesh për anëtarin e pestë, që sipas marrëveshjes duhet që të jetë shqiptar.
 
Marrëveshja politike parasheh që Këshilli i AAVM t`i respektoje rekomandimet e këtij trupi Ad hok , në lidhje me raportimin e balancuar në mediet elektronike në afat prej 100 ditëve deri në zgjedhje. Mandati i trupit ad hok skadon në fund të zgjedhjeve. 
 
Marrëveshja parasheh se periudha ku do të vlerësohet balancimi i punës së medieve elektronike nuk do të janë më të shkurtra se një javë, përderisa dënimet adekuate do të përgjysmohen.