Votuesit e kontestuar, më 19 gusht skadon afati i paraqitjes
39.502 votues, emrat e të cilëve kontestohen në Listën Zgjedhore, kanë afat deri më 19 gusht për paraqitje në Komisionin Shtetëror Zgjedhor...

Emrat e votuesve kontestues janë publikuar më 16 korrik dhe ende vazhdon afati I dhënë paraprakisht prej 25 ditëve që të njejtët të mund të rekonfirmohen në listën e votuesve.
Paraqitja e tyre kryhet në mënyrë elektronike përmes aplikacionit special në ueb faqen e KSHZ-së ose personalisht në njësitë rajonale të KSHZ-së dhe në zyrat e Drejtorisë për udhëheqje të librave të amzës.
Deri dje përmes të dyja mënyrave, në KSHZ janë paraqitur gjithsej 5.022 qytetarë.
Sipas të dhënave të publikuara nga KSHZ, 2.236 janë paraqitur në sektorët rajonalë dhe zyrat dhe zyrat plotësuese të KSHZ-së, përderisa 2.786 për paraqitje e kanë shfrytëzuar ueb aplikacionin në faqen e internetit të Komisionit.
Më shumë qytetarë të paraqitur ka në Çair - 907, në Saraj - 571, në Tetovë - 501 dhe në Kumanovë - 453. Paraqitja e votuesve të kontestueshëm mund të bëhet çdo ditë nga ora 8:00 deri në orën 19:00.
Pas skadimit të afatit më 19 gusht, KSHZ ka në dispozicion edhe 10 ditë për të bërë kontrolle shtesë për votuesit e kontestuar.
Nëse ata që gjenden në listën e publikuar tashmë, nuk paraqiten në afatin e paraparë, të njejtët nuk do të mund të regjistrohen në Listën zgjedhore.
Gjoityhsesi do të kenë edhe një mundësi shtesë për tu gjendur në listën Zgjedhore dhe ajo është gjatë kontrollit publik të listës para zgjedhjeve parlamentare.
