Maqedoni
Regjistrimet, UT hap dyert për 5 000 studentë të rinj
16.08.2016 13:49
Universitet I Tetovës hapë dyert për 5000 student të rinj që duhet të regjistrohen në vitin akademik 2016-2017...

Ofertës akademike të UT-së, i shtohen sivjet edhe dy fakultete të reja, ai pedagogjik, dhe fakultetin e bujqësisë . Pro-rektori për arsim Reshat Qaili , theksoi se pret në ditët në vijim të ritet fluksi I studentëve të interesuar.
“Sivjet përndryshe nga viti I kaluar, është zgjeruar edhe me dy fakultete të reja dhe disa programe të reja studimore. Fakultete e reja janë fakulteti pedagogjik me programin studimore klasorë dhe parashkollorë dhe fakulteti tjetër është fakulteti I shkencave bujqësore dhe bioteknologjis me programet studimore, siç janë programet studimore prodhimi bimorë, shtazorë dhe agro biznesi”, tha Reshat Qaili, pro-rektor për arsim pran UT-së.
E veçanta është se këtë vit UT përsëri e ka fituar të drejtën për të pranuar student të rinj në fakultetin e shkencave të zbatuara edhe pse ky fakultet u mbyll me vendim të qeverisë me arsyetimin se dega e njejtë do të hapet në Universitetin Nënë tereza në Shkup
“Tani më ai u problem që u krijua që parashihej që UT–së të hiqet apo të mos jetë fakulteti I shkencave të zbatuara, me ndryshimet për ligjin e lartë të arsimit, Universitetit tonë i është kthyer ky fakultet me të gjitha programet studimore pra edhe në fakultetin e shkencave të zbatuara, zhvillohet regjistrimi I studentëve të rinj”, shtoi Qaili.
Afati I parë I regjistrimi të studentëve të rinj në Universitetin e Tetovës, do të zgjasë deri më 19 gusht.
VISAR SADIKI
