Maqedoni
Organizatat humanitare, vazhdon shpërndarja e ndihmave në Hasanbeg
16.08.2016 14:43
Organizatat Humanitare vazhdojnë me shpërndarjen e ndihmave në rajonet e përmbytura...

Organizatat Humanitare vazhdojnë me shpërndarjen e ndihmave në rajonet e përmbytura, ku nevojat e banorëve megjithate vazhdojnë të mbeten të shumta, pasi vërshimet e 6 gushtit shum famlje lane pa asgjë që kishin ndërtuar me vite.
Megjithatë OH “Nun” në përpjekje për të plotësuar nevojat elementare të këtyre familjeve gjatë ditës së sotme ka shpërndarë 300 pako me produkte ushqimore, mjete higjienike, mjete pune për pastrim, batanije dhe gjëra tjera të nevojshme.
“Ne mundohemi me fuqinë tonë të kontribujomë atje, mirëpo a mjafton kjo nuk mjafton, kemi nevojë akoma, vetë vendi ka nevojë për ndihmat atje . Apelojmë tek të gjithë ata donatorë afaristë të cilët kanë shprehë dëshirë të ndihmojnë këtë gjendje, ne kemi publikuar edhe nr tanë të telefonit nëpoër rrjetet sociale nëpër portale të ndryshme të internetit kemi edhe adresën tonë që e kemi publikuar nëpër portale ku lirisht mund të na kontaktojnë për cfarëdo lloj ndihme eventuale”, tha Sedat Rushiti, nga OH”Nun.
Shoqatat thonë se ditëve në vijim nevojat e banorëve janë akoma më të mëdha, sepse do të duhet riparimi dhe rindërtimi i shtëpive të rrënuara.
"Pas dy tre javësh do të paraqitet nevoja edhe më e madhe që t’iu renovohen shtëpijat, tu ndihmohet me frigorifer, ose ndonjë maqinë për lajren e rrobave, prandaj mos kurseni, është moment kur ne shqiptarët duhet të tregojmë se jemi bamirës dhe ju ndihmojmë të gjithëve”, tha Fatmir Idrizi, Kryetar i SH.Q “Thirrja”.
“Vendosëm që ditët në vijim të shpërndajmë mjete higjienike xhokera dhe furce për pastrim,për arsye se nevoja e tyre është më jetike se sa ushqimi ..momentalisht jemi me një organizatë nga Kuvjati duke shpërndarë mjete higjienike dhe ditëve në vijim kemi edhe projekte të tjera do të vazhdojmë me mjetë higjienike duke mos anashkaluar edhe pakot ushqimore”, tha Abedin Arifi, nga OH” Kalliri i “Mirësisë”.
Veleshta e Strugës ka mbledhur 15 mijë euro të cilat do të ndahen për familjet që pësuan nga vërshimet.
Shoqëria civile nga Shqipëria nën përkujdesjen e Shoqatës Alternativa e së Ardhmes dhe “Merhamet”, kanë filluar të shpërndajnë vakte të ngrohta ushqimore për 500 familje, aksion ky që do të vazhdojë për 5 ditë. Edhe Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë vazhdon me dërgimin e ndihmave, ku sot është dërguar furgoni i dhjetë me ndihma elementare, qirinjë, bukë, ujë dhe pashteta.
VLORA LATIFI TOPOJANI
