Maqedoni

LSDM filloi fushatën në Strumicë

08.04.2014 18:25

Mbrëmë partia më e madhe opozitare maqedonase, LSDM, tubim zgjedhor ka mbajtur në Strumicë, me ç’rast fjalim kanë mbajtur lideri i LSDM-së...

Mbrëmë partia më e madhe opozitare maqedonase, LSDM, tubim zgjedhor ka mbajtur në Strumicë, me ç’rast fjalim kanë mbajtur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe bartësi i listës në njësinë zgjedhore katër, Hari Lokvenec. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka deklaruar para qytetarëve në Murtino, Strumicë, se paratë që i japin do t'ju kthehen fermerëve pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet parlamentare.
 
“Politika aktuale qeveritare i ka varfëruar fermerët. Ata mbesin pa asnjë qindarkë në xhep. Fermerët do të jenë me fat pas fitores sonë, do të jetë e lumtur edhe Maqedonia. Unë kam ardhur këtu në Murtino për të kërkuar mbështetjen tuaj për ndryshim dhe një fillim të ri", citohet të ketë thënë Zaev në një komunikatë të LSDM-së.
 
Ndërkohë bartësi i listës në njësinë zgjedhore katër, Hari Lokvenec, para banorëve të regjionit të Strumicës mbrëmë ka thënë se Qeveria e ardhshme e Maqedonisë me në krye LSDM do të drejtojë politikë agrare, me anë të së cilës bujqit do të jetojnë më mirë, do të kenë plasman dhe kushte më të mira për jetesë në rrethin e vetë.
 
“Të vetëdijshëm me rëndësinë e punës që bëhet në bujqësi, në periudhën e ardhshme nga 28 prilli e më tej, tatim personal për bujqit nuk do të ketë. Harxhim i madh gjithashtu është nafta, do të ofrojmë subvencion për naftën e gjelbër dhe do të sakrifikojmë të vijmë deri tek ajo naftë, e cila do të jetë me çmim afërsisht shumë më të lirë se nafta aktuale, diku 50 % më lirë se nafta që e shfrytëzojnë automjetet tjera për transport”, u shpreh bartësi i listës në njësinë zgjedhore katër, Hari Lokvenec.
 
Të vetëdijshëm për karakteristikat flijuese të bujqve propozuam stazh të benificuar për bujqit. Çdo 12 muaj do të llogariten si 13 muaj, ka deklaruar Zaev. Sipas tij, nëse ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit, do të nisë një epokë të qeverisjes së mirë.
 
"Të gjithë të afërmit, të gjithë miqtë, kolegët me të cilët kam punuar, e dinë se çfarë lloji i personit jam unë.  Vetëm një njeri i tillë do të jetë kryeministër i Republikës së Maqedonisë", ka thënë Zaev. (Memedali Jusufi, TVM2)