Maqedoni
Në vendkalimet kufitare ndalesa deri në 30 minuta
16.08.2016 22:04
Komunikacioni në të gjitha akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare janë të mundura ndalesa prej rreth 30 minutave...

Komunikacioni në të gjitha akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare janë të mundura ndalesa prej rreth 30 minutave, informon LAMM.
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Veçanërisht të ketë kujdes nëpër grykat ku ekziston mundësi për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut të cilat në disa vende mund ta pengojnë lëvitzjen e shoferëve.
Rrethrrotullimi është lëshuar për qakullim në dy korsitë, por ka pjesë të rrugës të cilat janë të dëmtuara, ku janë vendosur shenja të komunikacionit për rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve./mia
