Show Biz
Xhaka ndahet me ish-konkurrenten për Miss Zvicra
09.04.2014 16:19
Taulant Xhaka po luan më fort se kurrë më parë. Te FC Baseli futbollisti i gjithanshëm ka arritur të depërtojë në formacionin startues...

Taulant Xhaka po luan më fort se kurrë më parë. Te FC Baseli futbollisti i gjithanshëm ka arritur të depërtojë në formacionin startues. Një lojtar që vrapon vazhdimisht e nuk dorëzohet kurrë.
Derisa në aspektin e futbollit atij po i ecën mirë, në dashuri gjërat kanë shkuar keq. Për "Blick", Xhaka konfirmon se është ndarë me kandidaten e vitit të kaluar për Miss Zvicra, Dorina Podrimja, transmeton Koha Ditore.
"Nuk shkonte më. Ajo ishte shumë xheloze. Nuk e kuptonte, se me Baselin do të jem më tepër i angazhuar dhe në udhëtime se që isha me Grasshopperin", thotë Xhaka.
Problemet e 23-vjeçarit nisën në pushimet dimërore. Vazhdimisht vinte deri te debatet mes të dyve. Te akuzat dhe te skenat e xhelozisë.
Xhaka kishte bërë tatuazh në dorë emrin e Dorinës. Kishte vendosur emrin e saj në këpucët e futbollit. Madje edhe regjistrimin e veturës e kishte "BS11164". Data, kur Xhaka ishte lidhur me Dorinën, 16 prilli i vitit 2011.