Kulturë
Möller luan në piano me sfidën e përhershme
09.04.2014 16:21
Në hotelin luksoz, i veshur me smoking, zuri ulësen e pianos në të cilën do të luante për gati dy orë...

Në hotelin luksoz, i veshur me smoking, zuri ulësen e pianos në të cilën do të luante për gati dy orë. Ai erdhi nga Austria dhe me vete solli një repertor prej veprave të kompozitorëve më të njohur në botë.
Stephan Möller ka qenë pianisti që ka hapur “Chopin Piano Fest Prishtina 2014”, i cili këtë vit shënon edicionin e pestë. Koncerti i së hënës mbrëma u hap nën tinguj e Sonatës në B-dur “Allegro di molto” të kompozitorit Joseph Haydn.
Ruhet e njëjta notë, por jo me të njëjtën atmosferë kur ai sjell në “mol” sonatat e operës numër 35, apo siç njihen, “Marshi i funeralit” të Frederic Chopinit ku përfshihen katër pjesë muzikore. Teksa ai luante në piano, në sallë publiku është i qetë, por me të përfunduar çdo pjesë, shpërthejnë duartrokitjet.
Kjo i kishte bërë përshtypje edhe pianistit, ligjërues në Universitetin për Muzikë dhe Art Dramatik në Vjenë.