Teknologji
Chrome vjen me risi të reja
09.04.2014 16:24
Shfletuesi në internet është ndoshta një nga pjesët më të rëndësishëm të programit në kompjuterin tuaj...

Shfletuesi në internet është ndoshta një nga pjesët më të rëndësishëm të programit në kompjuterin tuaj. Ju shpenzoni shumë nga koha juaj në internet: kur kërkoni për informacione, bisedoni, mesazhe elektronike, shikoni video, lexoni lajmet, etj. Ju shpesh i bëni të gjitha këto gjëra duke përdorur një shfletues.
Google Chrome është një shfletues që kombinon një dizajn minimal me teknologjinë e sofistikuar për ta bërë uebin të shpejtë, të sigurt dhe më të lehtë. Përdorni një kuti për gjithçka, shkruani në shiritin e adresave dhe merrni sugjerime për faqet ueb.
Shfletuesi i Google vjen me një numër të madh shtojcash që ju lejojnë të kostumizoni sipas dëshirës pamjen e shfletuesit, deri në shkronja. Ato mund të shkarkohen dhe mund të modifikojnë faqen e Chrome, duke ofruar një eksperiencë të veçantë në internet.
Google Chrome ofron gjithashtu qasje në mijëra aplikacione, shtojca dhe tema nga Chrome Web Store. Google Chrome është një nga zgjedhjet më të mira për shfletimin në internet, duke ju dhënë juve nivel të lartë të sigurisë, shpejtësi dhe veçori interesante.