Maqedoni

RDK akuza ndaj BDI-së

09.04.2014 18:01

RDK ka akuzuar sot BDI-në se në këto zgjedhje, garon me program politike të ngjashëm me atë të VMRO-DPMNE-së, dhe dështimet e saja i paraqet si arritje...

RDK ka akuzuar sot BDI-në se në këto zgjedhje, garon me program politike të ngjashëm me atë të VMRO-DPMNE-së, dhe dështimet e saja i paraqet si arritje. 
 
“Nga RDK kanë pyetur BDI-në ku është ujësjellësi i Tetovës, ku është projekti për sistemin e ujitjes së fushave të Pollogut, 6000 hektar të tokës bujqësore me sistemin Raven Reçicë, ku janë konviktet e Tetovës, projekt me 2.6 milion euro, ku është projekti për restaurimin e kalasë së Tetovës që u dashtë të fillojë në vitin 2008 dhe përse ende nuk janë vendosur figurat shqiptare të parapara në kuadër të projektit ‘Shkupi 2014’.