Maqedoni
Apel për ndihmë: Familja Arifi nga hasanbegu me anëtarë të paralizuar
20.08.2016 18:26
Edhe më pare ishte e vështirë jeta për familjen Arifi nga Hasanbegu, me një vajzë të paralizuar,nënën të sëmurë dhe vajzën tjetër nënë vetëushqyese me dy fëmijë...

Por pas vërshimeve të 6 gushtit jeta për këtë famijle u vështirësua tejmase, pasi vërshimet shkatërruan gjithçka që kishin,thonë se u kan mbetur vetëm shpresa te bamirësit që të mundë të normalizojnë sadopak jetën.
“Kena nevoj se motrën e kam të paralizume 23 vjeçare, është e sëmurë bëj apel për ndihmë,kush ka mundësi mena ndihmu,e kam motrën nanën, motrën e kam të ndame prej burrit është 28 vjeçare,i ka dy fëmijë vajzë e djalë, si të ketë mundësi mena ndihmu.Kena dëme shtëpija krejt si të keni mundësi diçka mena ndihmu ju bëj apel”, shprehet banorja e Hasanbegut Shyhrete Arifi.
Pasi shtëpia e tyre është e pa banueshme ata aktualisht janë vendosur në konvikt,në pritje të ndihmave nga institucionet dhe bamirësit,që një ditë të mund të kthehen në shtëpit e tyre, për të vazhduar jetën. TEL:070 706 989
GYLTENE SINANI
