Maqedoni

BDI kundërpërgjigjet ndaj akuzave të RDK-së

09.04.2014 18:06

RDK duket se ka keqkuptuar të bërit rolin e opozitës, meqë kjo detyrë ushtrohet duke ofruar programe e zgjidhje...

RDK duket se ka keqkuptuar të bërit rolin e opozitës, meqë kjo detyrë ushtrohet duke ofruar programe e zgjidhje për nevojat e qytetarëve dhe jo duke kundërshtuar vend e pa vend BDI-në. 
 
Kështu janë përgjigjur nga BDI ndaj akuzave të RDK-së, duke theksuar se të bërit akuza është më e lehtë sesa hartimi i programeve dhe i projekteve në interes të qytetarëve dhe se, të prishësh është më e lehtë se të ndërtosh.
 
BDI ka dhënë llogari përpara opinionit shqiptar për të gjitha arritjet e saj, por dhe për ngecjet objektive në zbatimin e programit qeverisës, ndërsa shkon sot në zgjedhje me 1.081 projekte. Ajo për të cilën RDK duhet të japë llogari përpara shqiptarëve, është çështja se, me porosinë e kujt, në vitin 2011, ndikoi në uljen e deputetëve shqiptarë, nga 29 në 25. Si dhe, kush është porositësi që RDK nxori në momentin e fundit kandidat për Njësinë në Evropë, vetëm e vetëm për të copëtuar trupin votues shqiptar dhe favorizimin e VMRO-DPMNE-së”, theksojnë nga BDI.