Maqedoni

Ahmeti takon ambasadorin kroat Kramariç

09.04.2014 18:09

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka pritur sot Ambasadorin e Kroacisë në Maqedoni, Zlatko Kramariç...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka pritur sot Ambasadorin e Kroacisë në Maqedoni, Zlatko Kramariç.
 
Ahmeti dhe Kramariç diskutuan rreth situatës aktuale politike në vend dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare si dhe ato presidenciale.
 
Ambasadori kroat theksoi rëndësinë e fushatës diplomatike të Ahmetit në SHBA si dhe në vendet e Bashkimit Evropian dhe shprehu pritjet për anëtarësim sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO dhe BE.
 
Ahmeti me këtë rast ka theksuar se BDI nuk ka kandidat presidencial dhe për këtë arsye nuk do t’i ftojë votuesit që të votojnë për kandidat të tjerë.