Maqedoni
OQM vazhdoi fushatën në Gjorçe Petrov
09.04.2014 18:13
Tubimi i parë i Opsionit Qytetar për Maqedoninë, për prezantimin e kandidatëve për deputet në njësinë e dytë zgjedhore...

Tubimi i parë i Opsionit Qytetar për Maqedoninë, për prezantimin e kandidatëve për deputet në njësinë e dytë zgjedhore, është mbajtur mbrëmë në komunën Gjorçe Petrov në Shkup.
Kandidati për president i OQM-së, Zoran Popovski, ka potencuar para qytetarëve se të gjithë preokupohen nga të njëjtat probleme.
Duke bërë skulptura dhe përmendore krijojmë një konfuzion historik në të cilin kemi humbur dhe e cila na ka krijuar armiq nga jashtë dhe na ka ndarë nga brenda, ka deklaruar Popovski, duke kërkuar votën e tyre për 13 dhe 27 prill për Opsionin Qytetar për Maqedoninë.
Lideri i OQM-së, Stevçe Jakimovski, para të pranishmëve tha se në këtë krizë që po mbretëron në shtet, janë pasuruar dhe të holla kanë vetëm 6 subjekte: Qeveria, bankierët, përmbaruesit, noterët dhe kriminelët. Me votën për ne do t’i japim fund kësaj padrejtësie, deklaroi Jakimovski. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
