PPD hapi shtabin zgjedhor në Gostivar
09.04.2014 18:16
Partia për Prosperitet Demokratik, mbrëmë ka hapur shtabin në qytetin e Gostivarit, i cili do të punojë deri në zgjedhjet parlamentare...

Partia për Prosperitet Demokratik, mbrëmë ka hapur shtabin në qytetin e Gostivarit, i cili do të punojë deri në zgjedhjet parlamentare.
Bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 6, Muhamed Halili, theksoi se sekretariati për implementimin e marrëveshjes së Ohrit u ka bërë dëm të madh shqiptarëve, duke bërë përçarjen e të rinjve dhe duke i diskriminuar të rinjtë që nuk janë anëtarë të partisë në pushtet.
Halili gjithashtu theksoi se Partia për Prosperitet Demokratik do të bëjë ndryshime në sistemin arsimor, duke filluar nga ai fillor deri në atë sipëror, ku rritja e cilësisë së arsimit do të jetë detyrë parësore.
Kjo parti në qytetin e Gostivarit shpalosi vizionin e saj për promovimin e kërkesave ekonomike, politike, sociale, e kulturore, në legjislacionin e ardhshëm.
Halili theksoi se PPD kujdes të veçantë do t’i kushtojë të rinjve, të cilëve do t’ju hapë perspektiva për përparimin profesional. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
