Maqedoni

Ministria e Financave: Të gjithë do të zhdëmtohen, pa marrë parasysh dinamikën e paraqitjes

22.08.2016 11:49

Ministria e Financave njofton të gjithë personat që janë evidentuar nga Komisioni...

Ministria e Financave njofton të gjithë personat që janë evidentuar nga Komisioni për vlerësimin e dëmeve në rajonet e përmbytura se do të përfshihen me pagesën e mjeteve, varësisht dinamikës së arritjes së të dhënave në Ministrinë e Financave.

Kjo do të thotë që afati për paraqitje nuk mbyllet sot Me qëllim të shmangies së bllokimit të linjave telefonike nga Ministria e Financave lusin personat që njëherë kanë vënë kontakt me ministrinë, t’ju lënë hapësirë edhe të tjerëve që të mund ta lajmërohen për të dhënë të dhënat e tyre.

Gjithashtu nga Ministria e Financave  njoftojnë qytetarët se mund të dërgojnë edhe SMS me të dhënat e tyre, emrin, mbiemrin dhe emrin e bankës në numrin: 070 271 410 Ndërkohë që mbeten në dispozicion edhe numrat e mëhershëm: 02/3255-578, 02/3255-586, 02/3255-743, 02/3255-742